Zh. K. Zherom "Tre vetë me biçikleta" Kopertina

Zh. K. Zherom
"Tre vetë me biçikleta"

Në përkthimin e Artan Mirakës dhe redaktimin e Gazmend Krasniqit. Free eBook publikuar nga Konica.al (seria e botimeve ABC, Nobelistët / Klasikët).

Zherom K. Zherom
(Jerome K. Jerome)

Shkrimtar i njohur anglez. Lindi në vitin 1859 në Staffordshire dhe vdiq në vitin 1927 në Northampton të Anglisë. Njeri me natyrë pesimiste dhe të trishtuar Zherom K. Zherom, çuditërisht zhvilloi një stil të spikatur humoristik, i cili më pas do të ndikonte edhe tek shumë autorë komikë. Ka shkruar një sërë veprash ndër të cilat novelën e famshme komike "Tre vetë në një barkë (pa zënë ngoje qenin)", e cila pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe konsiderohet si një nga kryeveprat klasike të humorit anglez. Ka shkruar gjithashtu "Mbi skenë dhe në kulisa" (1885); "Pol Kelver" (1902); "Gjermania dhe unë" (1910). Tregimet e tij, thuajse gjithmonë të bazuara në eksperiencat e jetës vetiake spikaten nga një humor absurd që i bën ato edhe më të veçanta.

"Më pëlqen puna: ajo më magjeps. Mund të qëndroj orë të tëra duke e vështruar atë, shkruan në një prej tregimeve të tij.

Novela "Tre vetë me biçikleta" u botua rreth njëmbëdhjetë vite më pas duke rikthyer tre heronjtë e famshëm, Xhorxhin, Harisin dhe Xh. tregimtarin, përfaqësuesit zbavitës të klasës së mesme, që përpiqen të arratisen nga bota klaustrofobike e zyrave dhe monotonia e jetës familjare, në një ekskursion të ngjashëm me biçikleta, kësaj here përmes Pyllit të Zi, në Gjermani. "Tre vetë me biçikleta" është një nga veprat më të mira të autorit.

Scroll to Top