Ivan Turgenieve "Ngadhënji i dashurisë" Kopertina

Ivan Turgeniev
"Ngadhënjimi i dashurisë"

Në përkthimin e Myzejen Shapllos. Free eBook publikuar nga Konica.al (seria e botimeve ABC, Nobelistët / Klasikët).

KUR LEXON TURGENIEVIN

Ivan S . Turgeniev, shrimtar i madh rus i shekullit XIX. Lindi në Oriol (krahinë ruse) në vitin 1818 dhe vdiq në Bugival të Francës në 1883. Jeta e shkrimtarit ka qenë mjaft e trazuar, një diagramë rrëshqitëse me ngritje e zbritje, me ngjarje që i lanë mbresa të trishtuara, duke ruajtur në vetevete një lloj hedonizmi për ta shijuar atë.

Është autor i dhjetra veprave si: "Senilia" (1878), "Dy miq", romanin "Etër e bij" (1862), novelën "Dashuria e parë"(1869) etj . Novelat "Ngadhëniim i dashurisë" dhe "510" botohen për herë të parë, dhe me to plotësohet më tej në shqip tabloja e shkrimtarit të dashur dhe të njohur, i cili i përket jo vetëm vendit të tij, por edhe njerëzimit.

Novelën "Asja" e kam lexuar vite më parë, kur kisha moshën e saj. Atëherë njohuritë gjuhësore nuk mjaftonin të shijoja gjuhën e pastër, bukurinë e shprehjes së ndjenjave që rrjedhin si ujërat pranverore, të njihja Turgenievin, psikologun e thellë, stilistin e përkryer dhe, mbi të gjitha, shkrimtarin që iu dha me mish e me shpirt vendit të tij.

Duke e përkthyer, pata një ndjesi ndryshe nga ajo e viteve të rinisë, kur natyra e Asjës, më dukej tepër e papërmbajtur, çapkëne, e hedhur, ndoshta, ngaqë unë kisha tjetër natyrë. Kërkoja të gjeja veten në imazhin e saj. Si duket, në mosha të ndryshme të jetës, kur rilexon një vepër, njeriu merr përshtypje dhe emocione të reja, zbulon vlera të pa vëna re më parë, jep vlerësime të tjera.

Një vit më vonë nga dalja në dritë e novelës "Asja" (1858), Turgenievi i shkruante L. Tolstoit "Unë e shkruaja novelën me shumë gati me lot në sy". Kështu më ndodhi edhe mua me këtë novelë. Unë përktheja dhe vuaja shpirtërisht për Asjën. Asja, vajzë çapkëne, e ndrojtur, por e çiltër, e drejtë, dikur e parë me sy tjetër nga unë, më ngjasoi me shumë vajza të sotme, që kanë po atë fat në dashuri. Tani ajo qëndron më lart, dashuria e saj fiton mbi frikën, pavendosmërinë, mefshtësinë shpirtërore të z. N.

Të dyja novelat janë liriko-psikologjike, me shpërthime hovesh shpirtërore, me zbulime ndjenjash të sinqerta, krahasime me natyrën, me vërshime të ujërave pranverore. Novela "Ngadhënjim i dashurisë" mbyllet kështu: Valeria nuk ka dyshim që e dashuron Mucion, ai e ka pushtuar gjithë zemrën e saj. Një ditë, ulur para organos, gishtat rrëshqasin mbi tastierë dhe, jashtë dëshirës së saj, përhapet kënga e një dashurie ngadhënjyese. Valeria për herë parë ndjen diçka të re që po i lindte në shpirt. Ç'ishte kjo?

Turgenievi me qëllim e lë të papërfunduar ...

Përkthyesja

Scroll to Top