ARKIVI I BIBLIOTEKËS
së gjimnazit “Raqi Qirinxhi”
(ABRQ)

FONDI AUDIOVIZIV (AV)

Lista e katalogëve (kuti, dosje etj.)


Kutia 1 (AV-K1)
Kutia përmban 11 videokaseta dhe një DVD me filmime nga aktivitetet me rastin e 80-vjetorit të Liceut, aktivitete të ndryshme të shkollës, kronika dhe emisione televizive për shkollën, filmime nga mbrëmjet e maturës dhe ndarjes së diplomave etj. Interesante janë filmimet dhe intervistat me ish-liceistët për 80-vjetor, si dhe filmimet e zgjedhjeve të para për senatin e shkollës dhe Qeverinë e Nxënësve.
Videokaseta: 11
DVD: 1
Periudha: 1997 – 2003

Kutia 2 (AV-K2)
Kutia përmban CD dhe DVD me aktivitete të shkollës, sidomos të seksionit dygjuhësh, me rastin e pranverës së frankofonisë, 95-vjetorit të shkollës, ekskursionit në Rumani në kuadër të binjakëzimit me Liceun Pedagogjik “Carmen Sylva” në Timishoarë etj. Për t’u veçuar janë regjistrimet e para të himnit të shkollës në vitin 1995.
DVD: 6
CD: 7
Periudha: 1995 – Maj 2018

Kutia 3 (AV-K3)
Kutia përmban DVD me foto nga faqet e Amzës së parë të Lyceut Kombëtar me të dhënat për nxënësit që ndiqnin shkollën nga viti shkollor 1935-1936 e në vazhdim (1153 nxënës).
DVD: 4
Periudha: 1935 – 1948

Scroll to Top