Herman Hess "Endacaku Knulp" Kopertina

Herman Hess
"Endacaku Knulp"

Në përkthimin e Jorgji Doksanit. Free eBook publikuar nga Konica.al (seria e botimeve ABC, Nobelistët / Klasikët).

Herman Hess, lindi më 2 korrik 1877, në Calw (Gjermani) në një famije misionarësh të krishterë. Një nga shkrimtarët e famshëm të prozës gjermane, i cili u laureua me çmimin Nobel në vitin 1946, romancier, poet, piktor dhe eseist. Ka pasur një aktivitet të ngjeshur letrar dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, si çnimi "Goeithe", “Nobel” etj.

Është cilësuar si “shkrimtari në krizë”, i cili, duke shkruar, i nënshtrohej torturës së autoanalizës, gjithnjë në kërkim identitetit të tij të vërtetë e të mirëfilltë. Shkrimtari i njohur ka qenë partizan i traditës së klasicizmit të shek. XIX. Veprat e tij përmbajnë pjesë autobiografike, veçanërisht në veprën "Ujku i stepave", që mund të konsiderohet si model i romanit “të krizës ekzistenciale”. Ndërsa tek “Loja e perlave prej qelqi” Hess trajton një temë të prekur edhe më parë në “Peter Camenzind”, atë të një utopie për njerëzimin dhe për shpirtin, githë duke shkruar një roman me zanafillë klasike.

Ka shkruar një numër të madh romanesh, si: “Peter Camenzind”; “Gertruda”; "Ujku i stepave"; "Udhëtim në Orient"; “Knulp” etj; novelat; “Fëmijëria e një magjistari”; “Magjia e librit”; "Vëllezërit e diellit”, por edhe një numër të pafund poemash.

Në një epokë të trazuar, vepra e Hessit sugjeron të bashkojë etikën me estetikën, traditën dhe modernitetin në një vizion të botës së hapur drejt së ardhmes. Vdiq më 9 gusht 1962. Romani “Endacaku Knulp” është një nga veprat e tij më të mira përkthyer në disa gjuhë të ndryshme.

Scroll to Top