DHURO NJË LIBËR
2 - 31 Maj 2018


FALENDERIM
Dje përfundoi zyrtarisht fushata “Dhuro një libër për bibliotekën e shkollës” (2-31 maj 2018). Jemi të lumtur të deklarojmë se ishte fushata më e suksesshme e viteve të fundit, me rreth 140 libra të dhuruar (mbi 100 tituj). Thuajse çdo ditë vinin nxënës ose grupe nxënësish me libra në duar të cilat ia dhuronin bibliotekës së shkollës duke treguar edhe njëherë dashurinë për librin, bibliotekën dhe shkollën në të cilën mësojnë. E tepërt të themi që burimi kryesor për pasurimin e fondit të bibliotekës këtu e pesë vjet ka qenë kjo dashuri dhe ky përkushtim i tyre. Duam të falenderojmë nga zemra çdo nxënës dhe çdo klasë që kontribuoi në këtë fushatë, mësuesit kujdestarë që ndihmuan, mësuesit që dhuruan, Qeverinë e nxënësve, Drejtorinë e shkollës për mbështetjen dhe nxënësit punonjës të bibliotekës që katalogizuan titujt e rinj dhe i bënë gati për përdorim (për të mos harruar asnjërin, publikojmë listën e plotë të titujve dhe dhuruesve).

32215441_378716209308792_682796690784124928_n
Qeveria-e-nxënësve1
Scroll to Top