Henri Xhejms - Deizi MIler Kopertina

Henri Xhejms
"Deizi Miler"

Në përkthimin e Guri Shytit dhe redaktimin e Gazmend Krasniqit. Free eBook publikuar nga Konica.al (seria e botimeve ABC, Nobelistët / Klasikët).

Henri Xhejms (1843-1916), lindi në Nju Jork. I ati ishte teolog swedenborgian, ndërsa i vëllai, psikologu i mirënjohur William James, i cili e pagëzoi me emrin “Letërsi e përroit të ndërgjegjes" (stream of consciousness literature) atë që shkruante Henri Xhejms. Mësimet e para, deri më 1855, i mori nga mësues privatë. Më pasi familja udhëtoi nëpër Evropë, arsimimi i tij vazhdoi në Londër, Paris dhe Gjenevë. Më 1862 u registrua për jurisrprudencë në Harvard. Si shkrimtar, fillimet e tij u ndikua nga Hawthorne dhe George Eliot. Pjesën më të madhe të rinisë e kaloi në Evropë, ku u "infektua" nga i ashtuquajturi "virus evropian". E deshi Evropën aq shumë, saqë për të qe e pamundur ku jetonte diku jetër, prandaj më 1898 u vendos përfundimisht në Londër, ku vdiq më 1916, një vit pasi qe bërë qytetar britanik.

Gjatë udhëtimeve evropiane, vizitoi shpesh Parisin, ku u shoqërua me shkrimtarë të tillë, si Turgeniev dhe Flober.Është i njohur studimi i tij për Hawthorne, në të cilin ai thotë se Amerika nuk i ofron shumë material shkrimtarit: ajo s'ka histori të pasur, s'ka përmendore, institucione, vepra artistike, s’ka situata të ndërlikuara shoqërore dhe përvoja interesante. Për këtë arsye Xhejinsit i duheshin Evropa dhe evropianët, figura që paraqiten në funksion të historisë traditës së klasës dhe mjedisit të vet. Evropiani është më i ndërlikuar dhe "i prishur", përballë amerikanit të pastër dhe të virgjër, shpesh më të kufizuar, por moralisht më spontan. Amerikanit e Xhejmsit në kontakt me Evropën zhvillohen ose shkatërroben. Tema ndërkombëtare e lidhur drejtpërdrëjt me shqetësimin e shkrimtarit, vetëdijen e njeriut, si dhe anët morale e psikologjike të përvojës së tij.

Xhejmsin nuk e intrigon bota e jashtme, por mënyra sesi manifestohet ajo në vetëdijen e heronjve të tij. Ndonëse duket e përbërë nga një shumësi imtësish konkrete, të jashtme, bota e Xhejmsit para gjithash, një botë e brendshme e emocioneve dhe mendimeve, duke u bërë e afërt me botën e autorëve të mëdhenj modernë që do ta pasonin. Ndjenja e tij morale është një shqisë tepër e stërholluar për motivet sjelljes njerëzore, për raportet ndërmjet lirisë e dhunës, të mirës e së keqes.

Ndërkaq, ai nuk mendon se romani duhet të ketë “një qëllim të vetëdijshëm moral”. Për të, vlerat më të mëdha të veprës artistike varen nga vlerat shpirtërore dhe inteligjencës së shkrimtarit. Romani lind si rezultat i përshtypjeve të forta, të drejtpërdrejta, të cilat janë fryt “i sensibilitetit të thellë, i një farë rrjete merimange, fijet më të mira të së cilës, të shtrira në hapësirën e vetëdijes, janë të afta të mbajnë në sipërfaqen e vet edhe grimën më të vogël që ndeshin.

Realizmi i veçantë i përket atij psikologjik. Personazhet e tij më tepër e vëzhgojnë jetën, sesa e përjetojnë atë: ne jemi të interesuar të dimë se si u përgjigjet mendja e tyre ngjarjeve të tregimit, se si ata përpiqen të kuptojnë ngjarjet.Nëpërmjet veprave të tij të shumta, Henri Xhejms kërkoi të jetë një shkrimtar i ndjeshëm, me një kuptim të thellë për karakterin dhe motivimin njerëzor. Ai është më tepër një vëzhgues i mendjes, sesa rregjistër i kohës: theksi bie mbi proçesin që zhvillohet në vetëdijen e njeriut e jo mbi ngjarjen. Ngjarjet, shpesh, duken të parëndësishme, të kufizuara, por, në strukturën e veprës, shpesh marrin kuptim simbolik dhe shprehin gjendjen e gjithë qytetërimit.

Ia vlen të kujtojmë kuptimet e emrave të dy personazheve kryesore të librit që kemi në dorë: Deizi (Daisy) do të thotë “luledele”, ndërsa Uinterborn (Winterbourne) “rrëke që vjen pas rrebesheve në dimër”.

Stili i ndërlikuar dhe i shumëfishtë i prozës së tij duket dhe te Deizi Miler (Daisy Miller), njëra prej kryeveprave të tij të hershme.

Scroll to Top