Vizita e zv.Kryeministrit Niko Peleshi në bibliotekë
14 Prill 2017


N. Peleshi me stafin e bibliotekës

Pas mbresave të vizitës së parë zoti Niko Peleshi u rikthye në bibliotekën e shkollës, kësaj here si ish-nxënës i përkushtuar dhe duke mbajtur premtimin, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Dudaj dhe portalin Konica.al, i dhuroi bibliotekës rreth 300 libra të rinj (31 tituj). Një gjest modest, por që përcjell një mesazh të madh: pasioni për punën, dashuria dhe idetë shpesh mjaftojnë që gjithçka të realizohet. Nxënësit e bënë anëtar nderi të bibliotekës dhe i dhanë librin "Pasardhësi" të I. Kadaresë nga seksioni BookCrossing. Zoti Peleshi premtoi ta lerë diku të lirë që libri të vazhdojë udhëtimin.

Scroll to Top