2175880095_c99735b32a_b

PAK HISTORI…

  Të lësh materiale leximi në vende publike kur nuk të hyjnë më në punë, është gjëja më e përhapur që mund të bëjnë bibliotekarët. Ron Hornbaker themeloi idenë e BookCrossing në Maj të 2001. Që prej asaj kohe ai hapi faqen web bookcrossing.com e deri ne vitin 2003 kjo faqe kishte 113.000 anëtarë. Në maj të 2013 numri i librave të regjistruar ka arritur 11.000.000, në mbi 132 vende të botës.

BookCrossing në Shqipëri

Për herë të parë, kjo ide ka ardhur në Shqipëri në vitin 2014. Në janar të vitit 2015 disa nxënës të shkollës “Raqi Qirinxhi” në qytetin e Korçës, në bashkëpunim me bibliotekën e shkollës, mësuesin kujdestar të saj dhe mësuesit e tjerë, kanë punuar për të përhapur idenë në qytetin e tyre dhe më gjerë. Vetëm në muajt e parë janë regjistruar në faqen zyrtare bookcrossing.com 77 libra dhe janë lënë të lirë mbi 28 (shumë prej tyre në stola parqesh, tavolina lokalesh etj).

Dhe udhëtimi vazhdon!...

Scroll to Top