Danilo Kish "Enciklopedia e të vdekurve" Kopertina

Danilo Kish
"Enciklopedia e të vdekurve"

Në përkthimin e Feride Paplekës. Free eBook publikuar nga Konica.al (seria e botimeve ABC, Nobelistët / Klasikët).

DANILO KISH

Lindi në vitin 1935 në Subotica, një rajon kufi midis Serbisë dhe Hungarisë, nga një baba çifut dhe nënë malazeze, ortodokse nga Cetinja. Gjatë Luftës së Dytë Botërore humbi të atin dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes që vdiqën nëpër kampe përqëndrimi. Studioi për letërsi në Universitetin e Beogradit. Më 1962 botoi dy novelat e para që u pritën shumë mirë nga kritika. Më 1973 u vlerësua me çmimin e madh”NIN", për të cilin u bë një diskutim i madh politik. Në vitet në vazhdim D. Kish botoi disa libra me poezi, ese, me tregime e romane, si (Një

varr për Boris Davidoviç", "Mansarda" efj. Ka fituar një numër të madh çmimesh kombëtare e ndërkombëtare. Ka përkthyer në gjuhën e tij amtare poetët më të mëdhenj francez; rusë dhe hungarezë. Në botë u bë i njohur me librin "Enciklopedia e të vdekurve" (1983), titulli i së cilës është si një kumt tragjik. Humori e dhembshuria zbulohen përmes forcës së rëndesës, sikur Danilo Kish që vdiq pas pak kohësh kërkonte të shpallte hapur mistfikimin e vdekjes. Një nga të përditshmet amerikane e quajti si librin më fanstastik që nga “Fiksione” i Luis Borges-it. Danilo Kish fliste për fatin e tij si çifut i Evropës Qendrore, por e theksonte se ai jetonte në shumë kultura e në shumë vende duke përjetësuar lirinë e krijimit. Atdheu im është letërsia dhe unë jam me konceptin e Gëtes për një letërsi botërore", thoshte ai. Vdiq në vitin 1989 në Paris. Vepra e tij në prozë është përkthyer në dhjetëra gjuhë.

Scroll to Top