Logo Raqi Qirinxhi & Bookcrossin

JEPINI JETË LIBRIT, JO VETËM DUKE E LEXUAR

BookCrossing – Librat shtegtarë që e kthejnë botën në një bibliotekë të madhe


 

Një libër, sado i bukur dhe tërheqës të jetë, pas leximit... përfundon në raft…

Mund të rrijë aty për vite e vite me radhë… duke mos u përfillur nga askush…

Po sikur libri të kishte jetën e vet???... Kjo po që do të ishte gjeniale…

Pas leximit mos e lër librin në raft... lëre diku, ku dikush tjetër mund ta gjejë… ta lexojë dhe ndoshta mund ta lerë diku për dikë tjetër…

Dhe kështu, historia e librit vazhdon...

 

Regjistroni dhe kontrolloni shtegtimin e librit tek www.BookCrossing.com


 

Leximi është një prej çasteve më të çmuara të ditës… Të lexosh do të thotë që në radhë të parë t’i falësh vetes kënaqësi shpirtërore, ta mbushësh shpirtin me jetë, t’i hapësh imagjinatës dimensione të reja… t’i falësh mençurisë tënde grahma të reja dijesh…

Të lexosh do të thotë të jetosh! 

Të jetosh me librin do të thotë të eksplorosh dhe të shtegtosh…

Por ky është një shtegtim unik, “i egër” dhe interesant…

BookCrossing Zone

Scroll to Top