ARKIVI I BIBLIOTEKËS
së gjimnazit “Raqi Qirinxhi”
(ABRQ)

FONDE PRIVATE (P)

Lista e dosjeve të fondit


Dosja 1 (P1)
Fletë shënimesh nga periudha kur S. Qirinxhi ka qenë nxënës në Lice. Shënime, ushtrime në lëndë të ndryshme, kryesisht në matematikë, fizikë, frëngjisht etj.
Nëndosje:
Periudha: 1927 – 1936

Dosja 2 (P2)
Fletë shënimesh nga periudha kur S. Qirinxhi ka qenë student në universitetet franceze, në Strasburg, Clermont-Ferrand. Shënime në lëndë të ndryshme universitare, si psh Mecanique rationnelle, Physique, Mathematique etj.
Nëndosje:
Periudha: 1936 – 1940

Dosja 3 (P3)
Fletore shënimesh, fletore detyrash shtëpie dhe klase nga periudha kur S. Qirinxhi ka qenë nxënës në Lice. Shënime në lëndë të ndryshme, histori, gjeografi, frëngjisht, fizikë, matematikë, diktime etj.
Nëndosje:
Periudha: 1927 – 1936

Dosja 4 (P4)
Blloqe, fletore shënimesh në lëndë të ndryshme, si psh Mecanique rationnelle, Physique, Mathematique etj. Dispensa, botime në ndryshme të përdorura në kohën e studimeve universitare.
Nëndosje:
Periudha: 1936 – 1940

Dosja 5 (P5)
Ese dhe detyra në frëngjisht dhe në shqip, në lëndët frëngjisht dhe letërsi nga periudha kur S. Qirinxhi ka qenë nxënës i Liceut (nëndosja A); detyra, provime, diktime matematike, fizike, mekanike, anglishte etj. nga periudha kur ka qenë nxënës në Lice dhe student në universitetet franceze (nëndosja B); fletore, detyra të bashkënxënësve të tij, kur ky ka qenë nxënës dhe detyra të nxënësve kur ishte mësues në Lice. Kryesisht detyra matematike, gjeometrie, letërsie dhe frëngjishteje (nëndosja C).
Nëndosje: A, B, C
Periudha: 1927 – 1942

Dosja 6 (P6)
Dëftesat e (pothuaj) gjithë tremujorëve të periudhës kur S. Qirinxhi ka qenë nxënës në Lice; letra që S. Qirinxhi ua dërgon shokëve, miqve dhe familjarëve dhe letra që të tjerët ia kanë dërguar atij; kërkesa, zarfa, pulla, fatura.
Nëndosje: A, B, C
Periudha: 1927 – 1942

Scroll to Top