Gjimnazi “Raqi Qirinxhi”

ARKIVI I BIBLIOTEKËS

ARKIVI I BIBLIOTEKËS
së gjimnazit “Raqi Qirinxhi”
(ABRQ)


Dosja e arkivit

Fondi historik (D), (R)

Fondi historik përbëhet prej një numri të konsiderueshëm dosjesh me dokumente të shkollës qysh prej krijimit të saj. Dokumentacioni i viteve të paraluftës mungon, pasi është tërhequr në vitin 1963 prej Arkivit Qendror. Fondi përmban gjithashtu një seri regjistrash (notash, regjistrimi, taksash etj.) qysh prej viteve të para të çeljes së shkollës dhe deri në vitin 1981.

Fonde private (P)

Këto janë dokumente të arkivave personale të cilat i janë dhuruar shkollës në vite (në përvjetorët e saj etj.). Pjesën dërmuese e zënë dosjet me materialet personale të ish-nxënësit dhe ish-mësuesit Sotir Qirinxhi, emrin e të cilit mban shkolla sot.

Fondi audioviziv (AV)

Ky fond përmbledh materialet audiovizive të arkivit, kaseta, videokaseta, CD, DVD, fotografi, regjistrime zanore, materiale filmike etj.

Lyceum logo

Fondi i botimeve të shkollës (B)

Katalogu i publikimeve të Liceut Francez dhe shkollës “Raqi Qirinxhi” në vite, si dhe kopjet e digjitalizuara të botimeve. Përgjithësisht janë gazeta dhe revista shkollore të krijuara prej nxënësve dhe mësuesve të shkollës, që kanë qarkulluar brenda komunitetit të shkollës. Publikimet më të hershme janë të viteve të paraluftës.

Scroll to Top